Sipas asaj që raporton Sky Sport Italia, klubi verdhekuq AS Rona, ka arritur marrëveshjen me Aston Villa për transferimin e sulmuesit holandez, duke përforcuar ndjeshëm repartin ofensiv në këtë fazë të sezonit.
Negociatat mes dy klubeve kanë avancuar shpejt ditët e fundit dhe palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për formulën e operacionit. Roma e ka identifikuar Malenin si profilin ideal për t’i dhënë më shumë shpejtësi, thellësi dhe konkretësi sulmit, ndërsa lojtari ka dhënë dritën jeshile për projektin verdhekuq.
Malen, i cili vjen nga përvoja në Premier League me Aston Villa, shihet si një element i gatshëm për të bërë diferencën menjëherë në Serie A. Stafi teknik i Romës vlerëson fleksibilitetin e tij, aftësinë për të luajtur si sulmues krahu ashtu edhe në qendër të repartit ofensiv.
Sipas Sky Sport Italia, tani priten vetëm hapat formalë, përfshirë vizitat mjekësore dhe firmën mbi kontratë, që do ta bëjnë transferimin zyrtar, me opcion të blerjes së kartonit të tij prej 25-30 milionë euro. Roma vazhdon kështu të lëvizë me vendosmëri në merkato, me synimin për të rritur konkurrencën dhe për të qenë protagoniste në objektivat e sezonit.