Milani po kalon një periudhë të vështirë

- Bota Sot

Milani po kalon një periudhë të vështirë

Milani po kalon një periudhë të vështirë ku goli mungon dhe kjo ka shtyrë trajnerin Masimiliano Alegri të rishikojë opsionet taktike të skuadrës.

Deri tani kuqezinjtë kanë luajtur kryesisht me 3-5-2, një sistem që ka dhënë rezultate, por që nuk ka sjellë vazhdimisht efikasitet në fazën sulmuese.

Barazimi i fundit ndaj Fiorentinës, ku Milani krijoi shumë raste por nuk shënoi, nxiti debat mbi mënyrën sesi skuadra duhet të sulmojë.

Në konferencë për shtyp, Alegri pranoi se një sistem me katër mbrojtës mund të jetë alternativë e vlefshme, veçanërisht në ndeshjet ku kërkohet më shumë ofensivë. Me ardhjen e Niklas Fylkryg, opsionet taktike të Milani janë rritur ndjeshëm. Një formacion 4-3-3 mund të lejojë një sulmues qendre të vërtetë, duke liruar krahët për lojtarë si Leao dhe Pulisiç, që janë më efektivë në hapësira të lira.

Eksperimentet e fundit kanë treguar se Milani ka shënuar më shumë gola në fund të ndeshjeve kur ka përdorur një strukturë më sulmuese, megjithatë mbrojtja mbetet një pikë kritike. Një “terzino” i djathtë i fortë mungon, gjë që kufizon disa opsione të modulit. Alegri ka theksuar se rezultatet janë arritur kryesisht me 3-5-2, por është i gatshëm të ndryshojë taktikat nëse skuadra nuk gjen rrugën e golit.

Ai nënvizon rëndësinë e ekuilibrit midis mbrojtjes dhe sulmit dhe kërkon që çdo vendim taktiko-strategjik të bazohet te performanca e lojtarëve në fushë.

Opsioni 4-3-3 nuk është i garantuar, por pritet të diskutohet gjatë javëve të ardhshme, sidomos pas hyrjes së lojtarëve të rinj dhe përgatitjes taktike për sfidat e mëdha në Serie A. Milani kërkon të kthehet në formën më të mirë sulmuese dhe të sigurojë gola të rëndësishëm për të qëndruar në garën për titull.



Lexoni të gjitha në Bota Sot