Lojtari i Kosovës shitet 1 milion euro

- Bota Sot

Lojtari i Kosovës shitet 1 milion euro

Ilir Krasniqi është futbollisti më i ri i Polissya.

Mbrojtësi i Kosovës vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Kolos Kovalivka, për të nisur një të re me ekipin tjetër ukrainas.

Për shërbimet e tij, klubi i Polissya ka shpenzuar 1 milion euro.

Ndërkohë që vetë futbollisti ka firmosur kontratë 3.5 vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2029.

Vlen të theksohet, se tek skuadra e re, pra Polissya, Krasniqi do të gjejë ish-in e Partizanit, Andi Hadrojn, duke u bërë shok ekipi me të.



Lexoni të gjitha në Bota Sot