Perez dërgoi José Angel Sánchez për ta shkarkuar

- Bota Sot

Perez dërgoi José Angel Sánchez për ta shkarkuar

Shkarkimi i Xabi Alonso-s është shoqëruar nga disa prapaskena.

Kështu sipas shtypit spanjoll Florentino Perez ka qenë i indinjuar me trajnerin dhe madje nuk i ka folur pas humbjes së finales.

Sipas disa gazetave iberike numri një i Real-it nuk e ka shkarkuar personalisht teknikun. Një gjë të tillë e ka bërë krahu i tij i djathtë, José Ángel Sánchez.

Nga ana tjetër edhe Xabi Alonso nuk është gjendur i befasuar nga ajo çfarë i është komunikuar nga klubi.

Sipas “Cadena Ser” trajneri mësohet që të jetë ankuar pranë ndihmësve të tij duke u thënë: “Lojtarëve kurrë nuk mund të kenë kaq shumë fuqi”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot