AC Milan sapo ka zyrtarizuar kontratën me Aron Babaj, djalin e futbollistit të njohur Kosovar, Shpëtim Babajt.
Talenti premtues ishte pjesë e skuadrës Prishtina e Re, por që ka bindur me aftësitë e tij një nga skuadrat më të mëdha në botë.
“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë blerjen e Aron Babajt , i cili do t’i bashkohet Projektit Milan Futuro , një iniciativë e dedikuar për rritjen dhe zhvillimin e talenteve të reja.
Mesfushori i lindur në vitin 2009 ka vendosur t’i bashkohet Rossonerëve” thuhet në njoftimin e AC Milan.