Zenku, talenti kërçovar që po mahnit skuadrat italiane!

- Bota Sot

Zenku, talenti kërçovar që po mahnit skuadrat italiane!

Valton Zenku, me origjinë nga Kërçova, vazhdon të tërheq vëmendjen e skuadrave të njohura italiane. 

Pas skuadrës së Pescara, është Frosinone skuadra që është gati të sheh për së afërmi performancën e këtij djaloshi, i cili edhe 4 ditë mbush të 16-tat.

Valtoni me datë 19 janar do të testohet nga skuadra tjetër italiane e Frosinone.

I njëjti te ky klub italian do të prezantohet nga menaxheri i tij, Luan Dauti, i cili për “infOSport.mk”, tha: “Valtoni është një talent i jashtëzakonshëm.

Besoj se për këtë emër do të dëgjojmë në të ardhmen, pasi bëhet fjalë për një futbollistë me potencial të lartë që mund të luaj në çfarëdo kampionati të njohur europian. Valtoni tregoi shumë klas edhe në testimet e bërë ditë më parë te Pescara, ndërsa tashmë i njëjti shpresojmë që të njëjtën gjë ta bëjë edhe te Frosinone.

Janë këto dy skuadra të njohura italiane që punojnë shumë me talentë të rinj, ashtu që në fund gjithë së bashku do të vendosim për opcionin më të mirë për Valtonin. Një gjë është e sigurtë, Valtoni, gjithnjë me Zotin para, duke qenë shëndosh e mirë, besojmë se do të luaj një rol të rëndësishëm edhe në futbollin italian”.

Valton Zenku aktualisht është pjesë e skuadrës së Fucense Trasacco, një skuadër lokale, ku edhe jeton ky talent së bashku me familjen e tij.

Neve i urojmë shumë suksese këtij djaloshi, që ka fatin të stërvitet në Itali, që njihet për shkollat e saj të futbollit, që janë ndër më të mirat në Europë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot