Shkëndija e Haraçinës dje edhe zyrtarisht ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror në Ligën e Dytë, aty ku synim kryesor do të ketë dy pozitat e para, që sigurojnë një vend për në elitën e futbollit maqedonas..
Nën drejtimin e trajnerit Lupço Markovski, stërvitja e parë u zhvillua në ambient të mbyllur, por në një atmosferë pozitive, e ku prezent ishin edhe disa nga përforcimet e reja.
Fokusi kryesor i kësaj faze përgatitore do të jetë rritja e formës fizike, përmirësimi i aspektit taktik dhe konsolidimi i skuadrës, me synimin që ekipi të paraqitet sa më mirë në pjesën e dytë të sezonit 2025/26.
Kujtojmë, nga rradhët e skuadrës nga Haraçina janë larguar plotë 14 futbollistë, ndërsa emra të ri te kjo skuadër për pjesën pranverore do të jenë portieri Antonio Stolevski, Vlladimir Zhoglev, Zani Nazifi, Mahir Hajrullahu, Shuhej Rushiti dhe Ilas Çilafi.