KF Llapi do të përfitojë financiarisht nga skuadra ukrainase

- Bota Sot

KF Llapi do të përfitojë financiarisht nga skuadra ukrainase

Skuadra e Llapit të Podujevës është e lumtur që futbollisti Ilir Krasniqi nga Kolos Kovalivka kaloi të Polissya Zhytomyr.

Cila është arsyeja që KF Llapi i gëzohet këtij transferimit?

“Ilir Krasniqi – shembull profesionalizmi dhe përkushtimi gjatë kohës sa ishte pjesë e klubit tonë, prandaj jemi krenarë për çdo arritje të tij në karrierë.

Sikurse në transferimin e parë në Kolos Kovalivka, ashtu edhe tash në Polissya Zhytomyr, KF Llapi do të përfitojë financiarisht”, thuhet nga KF Llapi.

Për shërbimet e mbrojtësit të Kosovës, klubi i Polissya ka shpenzuar 1 milion euro. Futbollisti ka nënshkruar kontratën 3.5-vjeçare.



Lexoni të gjitha në Bota Sot