Arsimi nga Çegrani mbaroi me ndeshje në Kroaci, pasi sot në ndeshjen e tretë miqësore u mposht bindshëm me rezultat 4:1 nga Primorje, një ekip nga liga elitare në Slloveni.
Është interesante se të tri ndeshjet përfunduan me fitore bindëse për kundërshtarët dhe me shumë gola (me Vukovarin ishte 0:4, me Slaven Belupon 1:5).
“Sa e nevojshme ishte kjo përgatitje në Medulin për ekipin nga Çegrani, anëtar i elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut? Vetëm ata e dijnë?
Ekipi i Vildan Saliut nuk bëri as një ose dy seanca stërvitore, ata menjëherë filluan me ndeshje miqësore, duke luajtur kundër ekipeve solide nga Kroacia dhe Sllovenia që kishin përfunduar fazën e parë të përgatitjeve të tyre”, shkruan media maqedonase “Sportsport”.