Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj, sot ka pas një ditë të veçante në futbollit turk.
Hadërgjonaj është shënues i dyfishtë në Kupën e Turqisë, në barazimin e skuadrës së tij, Alanyaspor, me rezultat 2:2 me Karagumruk-un.
Hadërgjonaj shënoi në minutën e 16-të dhe të 74-tën nga penalltia.
Për mysafirët, Fofana shënoi në minutën e 29-të 58-tën nga penalltia.
Futbollisti Hadërgjonaj u paraqit titullar sikurse edhe Fidanl Aliti, ky i fundit u ndëshkua me karton të verdhë në fund të pjesës së parë.
Në Grupin A, Alanya kryeson me 4 pikë e Karagumruk është në të tretin me 2 sosh pas xhiros së dytë në grupin me 8 skuadra.