Istogu përforcohet me një futbollist dhe një portier

- Bota Sot

Istogu përforcohet me një futbollist dhe një portier

Istogu është përforcuar me futbollistin Erlind Mulaj dhe portierin Mohamad Taha.

FC Istogu është anëtar i Ligës së Parë të Kosovës, ku stinorin vjeshtor e mbylli në vend të 12-të me 18 pikë të grumbulluara.

“Kemi  nënshkruar kontratë me sulmuesin e krahut, Erlind Mulaj. 

Mulaj rikthehet në Istog, në klubin ku u formua si futbollistë. Në sezonin e fundit Erlindi ishte pjesë e Rilindjes 1974. 

Erlindi është 19 vjeçar dhe luan në pozitën e sulmuesit të krahut. 

Ne jemi të lumtur që kemi nënshkruar kontratë me sulmuesin Erlind Mulaj.

Lemi  nënshkruar kontratë me portierin libanez Mohamad Taha.

Në dy sezonat e fundit Taha ishte pjesë e Fushë Kosovës.

Taha është 27 vjeçar, i gjatë 185 cm, i lindur në Liban”, njofton Istogu.



Lexoni të gjitha në Bota Sot