Futbollisti Salifu Ibrahim largohet nga radhët e kampionit në fuqi, Drita nga Gjilani.
Skuadra nga Gjilani ka njoftuar ndarjen e rrugëve me futbollistin.
“Mbyllim bashkëpunimin me futbollistin tonë, Salifu Ibrahim.
Klubi ynë e falënderon Salifu për kontributin gjatë kohës së kaluar te ne dhe i uron shumë suksese në vazhdimin e karrierës së tij”, njofton FC Drita.