Media italiane çudit me përshkrimin e lojës së Edon Zhegrovës

- Bota Sot

Media italiane çudit me përshkrimin e lojës së Edon Zhegrovës

Juventusi mbrëmë shënoi fitore bindëse me rezultat 5:0 ndaj Cremoneses, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Serie A.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, u inkuadrua në lojë në minutën e 62-të dhe arriti të lërë përshtypje pozitive.

E përditshmja italiane “Tuttosport” e vlerësoi Zhegrovën me notën 6, por ajo që tërhoqi më së shumti vëmendje ishte mënyra se si u përshkrua paraqitja e tij:

“Zhvillimi i ndeshjes i lejoi atij të argëtonte veten dhe tifozët me disa lojëra akrobatike më shumë se zakonisht”.

Pas kësaj fitoreje, Juventusi renditet në vendin e katërt në tabelë me 39 pikë, katër më pak se lideri Interi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot