Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vazhduar me emërimet në drejtoritë komunale, raporton Gazeta e Prizrenit.
Në kuadër të këtyre vendimeve, ai ka emëruar Sead Arifin në pozitën e drejtorit të Drejtorisë për Emergjenca dhe Siguri.
Sipas informacioneve të portalit Gazeta e Prizrenit, Arifi vjen nga partia e Rasim Demirit. Ky emërim bëhet në kuadër të ndarjes së përgjegjësive ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës në Prizren.
Ndërkohë, edhe LDK, si partnere e koalicionit me PDK-në, ka propozuar kandidatët e saj për drejtori komunale, në kuadër të marrëveshjes për bashkëqeverisje në nivel lokal. / Gazeta e Prizrenit /