Shumë emra të njohur kanë folur rreth largimit të Xabi Alonsos nga stoli i Real Madridit.
Alonso u largua pas humbjes në finalen e Superkupës së Spanjës nga Barcelona.
Manuel Pellegrini, i cili ishte dikur në stolin e klubit madrilen e ka quajtur këtë vendim si jo të drejtë!
“Shkarkimi i Xabi Alonsos nuk më duket i drejtë.
Ata janë katër pikë mbrapa liderit në La Liga. Janë ende në Champions League dhe në Copa del Rey. Si trajner, varet vetëm nga pjekuria e bordit”, u shpreh Pellegrini
Kujtojmë se Alonso tani është trajner i lirë, kurse vendin e tij te stoli i Real Madridit e ka zënë legjenda, Arbeloa.