Flick, pa mëshirë ndaj Ter Stegen

- Bota Sot

Flick, pa mëshirë ndaj Ter Stegen

Situata e Marc-André Ter Stegen mbetet e paqartë. Me mundësinë e një huazimi te Girona, gjermani shpreson të shfrytëzojë Kupën e Mbretit për të qenë i dobishëm te Barcelona dhe për të marrë minuta.

Kapiteni blaugrana synon të rifitojë ritmin e garës për t’u paraqitur si portieri titullar i Gjermanisë në Botërorin e ardhshëm, duke e parë Kupën si opsionin më të mirë për të qëndruar në Barcelonë dhe për të treguar formën e tij.

Megjithatë, mendimi i Hansi Flick është ndryshe. Edhe pse nuk mbylli dyert për zgjedhjen e portierit gjerman, trajneri u shpreh qartë: “I kam të gjitha opsionet, por për momentin mendoj se Joan do të luajë të enjten.

Do ta shohim para ndeshjes”. I pyetur sërish për Ter Stegen, shtoi: “Siç thashë, do të takohemi dhe do të vendosim”.

Duke folur për gabimet mbrojtëse në minutat e fundit të finales së Jedah kundër Real Madridit, gjermani lavdëroi Joan Garcia: “Me Joan pas shpine jam shumë i qetë dhe i kënaqur. Kemi një portier që priti shumë dhe fituam. Ishte fantastik”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot