Real Madridi do të përballet me Albaceten me mungesa të mëdha në përbërje, teksa plot 11 lojtarë nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit të ri, Alvaro Arbeloa për këtë sfidë.
Situata e vështirë vjen si pasojë e dëmtimeve, pezullimeve dhe pushimit të disa titullarëve, duke e detyruar stafin teknik të bëjë ndryshime të shumta në formacion.
Mungesat i përfshijnë disa nga emrat kryesorë të skuadrës, çka e bën përballjen ndaj Albacetes edhe më delikate sesa pritej.
Trajneri pritet t’u japë hapësirë lojtarëve të rinj dhe atyre që kanë pasur më pak minuta, duke e shndërruar këtë ndeshje në një test të rëndësishëm për skuadrën.
Pavarësisht problemeve në përbërje, objektivi i Real Madridit mbetet i qartë: kalimi i turit dhe vazhdimi i rrugëtimit në kompeticion.
Diferenca në cilësi mes dy skuadrave ekziston, por mungesat e shumta mund të ndikojnë në ritmin dhe organizimin e lojës së “Los Blancos”.
Nga ana tjetër, Albacete e sheh këtë ndeshje si një mundësi të artë për ta surprizuar njërin prej klubeve më të mëdha në botë, duke e shfrytëzuar vështirësitë momentale të Real Madridit.
Lojtarwt qw do t’i mungojnw Realit nw sfidwn e Copa del Rey ndaj Albacetes janë: Courtois, Mendy, Rüdiger, Militão, Trent, Carreras, Tchouameni, Bellingham, Brahim, Mbappé e Rodrygo.