Hansi Flick ka disa fjalë për largimin e Xabi Alonsos

- Bota Sot

Hansi Flick ka disa fjalë për largimin e Xabi Alonsos

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka folur për largimin e Xabi Alonsos nga Real Madridi.

Flick tha se ky është futbolli dhe se duhet pajtuar me vendimet e tilla.

Trajneri gjerman po ashtu beson se Xabi Alonso do të ketë të ardhme të madhe.

“Ky është futbolli dhe nuk është vendimi im. Ajo që mund të them është se kam një marrëdhënie të mirë me Xabin, u takuam në Leverkusen dhe kemi mbajtur kontakte.

“Ky është futbolli dhe i uroj gjithë të mirat.

Jam i sigurt se së shpejti do të ketë një projekt të shkëlqyer për veten dhe stafin e tij.

Ky është futbolli dhe duhet të ecësh përpara, por ai është një trajner i shkëlqyer me një të ardhme të madhe”, u shpreh Flick në konferencë për media

Kujtojmë se Alonso u largua pas humbjes në finalen e Superkupës së Spanjës..



Lexoni të gjitha në Bota Sot