Skuadra e Genoas është futur në garë për të nënshkruar me mesfushorin shqiptar, Kristjan Asllani.
Siç raporton gazetari Di Marzio, trajneri Daniele De Rossi është duke e menduar transferimin e mesfushorit “kuqezi”.
Asllani është duke e menduar largimin nga Torino, pasi as këtu nuk e gjeti vetën.
Paris FC është skuadra tjetër që ka kërkuar shërbimet e lojtarit të Kombëtares së Shqipërisë.
Por, duket se lojtari shqiptar po e preferon më shumë Serie A.