Federata spanjolle provokon Kosovën! Ja veprimi i tyre

- Bota Sot

Federata spanjolle provokon Kosovën! Ja veprimi i tyre

Federata e Futbollit e Spanjës ka shkaktuar sërish skandal duke provokuar shtetin e Kosovës. 

Në faqen e saj zyrtare, ajo e ka paraqitur emrin e Kosovës me shkronjë të vogël – kosova.

Ky është një tjetër rast i tillë nga federata spanjolle, duke pasur parasysh se Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. 

Skandali nga Federata e Futbollit e Spanjës

UEFA duhet të reagojë ndaj këtij akti, pasi Kosova është anëtare e barabartë e saj.

Ndryshe, Spanja U-21 dhe Kosova U-21 do të përballen më 30 mars, në kuadër të Grupit A të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U-21. 

Skandali nga Federata e Futbollit e Spanjës



Lexoni të gjitha në Bota Sot