Mesfushori brazilian i Tiranës Rafael, rezultojë protagonist me golin e tij në fitoren karshi Bylisit, duke i dhënë 3 pikët e “arta” bardhebluve. Ai u vlerësua me çmimin “Lojtari Ndeshjes”, ndërsa foli për mediat:
“Padyshim e di që po luaj me klubin më të madh në Shqipëri.
Objektivi është të shpëtojmë nga gjendja ku jemi. Që ta bëjmë këtë, duhet të japim më të mirën dhe të përmirësohemi.
Kjo, e vetmja mënyrë për të dalë nga situata ku ndodhemi. Të tregojmë çdo ndeshje se ne duhet të shpëtojmë Tiranën. Në krahasim me vitin e kaluar, kemi diferencë, pra nga 2025 në 2026.
Aktualisht jemi më mirë. Goditja e penalltisë? E vendosa me Xhixhën se kush do e godiste. Gjëja më e rëndësishme ishte ta shënonim dhe kështu ndodhi”.