Mirel Josa nuk e bën “dramë” humbjen

- Bota Sot

Mirel Josa nuk e bën “dramë” humbjen

Bylis nuk mundi të marrë dot pikë kundër Tiranës, ndeshje e vlfeshme për javën e 19-të në Superiore. Trajneri i ballshiotëve Mirel Josa analizoi për mediat këtë disfatë dhe lojën e të tijve:

“Penalltia erdhi si pasojë e mugesës së ekuilibrit në mesfushën tonë. Duhete të kishim qenë më shumë të përqendruar. Kërkova më shumë zhdërvjellësi në zonën e Tiranës.

Sulmuesit tanë ishin shumë larg për të vendosur në rrezik portën rivale. Duhet të kishim një barrikadë në mbrojtje. Plani ishte i qartë fillimisht, por na u prishën ekuilibrat gjatë lojës.

Goli që pësuam, ne ishte shumë lart, humbëm topin dhe më pas ndodhi ajo që ndodhi. Prisja më shumë siguri nga ekipi. S’kishim shumë zgjedhje në prapavijën e Tiranës për të shënuar.

Humbja? Ndeshje futbolli. Nuk mund të kesh qasje. Në asnjë ndeshje nuk futem për barazim. Ndeshja ka plot deri në fund të sezonit dhe të shohim se çfarë gjendje do kemi në vazhdim”..



Lexoni të gjitha në Bota Sot