Mourinho: Dua të jem vetvetja deri në fund

- Bota Sot

Mourinho: Dua të jem vetvetja deri në fund

Trajneri Jose Mourinho ka folur për mediat në prag të çerekfinales së Kupës së Portugalisë kundër Portos, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Dragao”. Ai ka përsëritur se qasja dhe stili i tij i stërvitjes nuk do të ndryshojnë kurrë.

Trajneri i Benfika-s e bëri menjëherë të qartë rëndësinë e ndeshjes.

“Një fitore do të thotë që do të luajmë në gjysmëfinale; një humbje do të thotë që Porto do të luajë në gjysmëfinale dhe ne do të eliminohemi.

Nëse fitojmë, kthehemi në shtëpi të lumtur; nëse humbasim, kthehemi me të njëjtin qëndrim që kemi pasur ditët e fundit, por me të njëjtën gatishmëri për të punuar,“ tha Murinjo.

“Special One” ka folur për marrëdhënien që ai ka me dhomën e zhveshjes dhe polemikat që lindën te Benfika pas humbjes së fundit.

 “I dua këta djem, por nuk mund të gënjej. Nuk mund të them se luajtëm mirë kur luajtëm keq. Arrita aty ku jam duke qenë Mourinjo dhe do të jem i tillë deri në fund”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot