Barcelona me më shumë lojtarë nga Akademia e saj

- Bota Sot

Barcelona me më shumë lojtarë nga Akademia e saj

Sipas raportit të fundit të “CIES” (Football Observatory), Barcelona e udhëheq renditjen e klubeve që kanë më shumë lojtarë të rritur në Akademi dhe që aktivizohen aktualisht në pesë kampionatet elitë të Evropë –  La Liga (Spanjë), Premierliga (Angli), Serie A (Itali), Bundesliga (Gjermani) dhe Ligue 1 (Francë).

Barcelona prin me 40 lojtarë të formuar në akademinë e vet, që janë aktivë në këto liga elitare këtë sezon. Pas saj renditen Real Madridi me 35 lojtarë dhe Paris Sen-Zhermeni me 31 lojtarë të lindur dhe stërvitur në sistemin e tyre të të rinjve.

Në vendet e tjera të top listës janë klube si: Ren, Ajaks, Çellsi, Real Sosiedad, Man. Junajted, Arsenal e Man. Siti. të gjitha me një numër të konsiderueshëm lojtarësh të dalë nga akademitë e tyre.

Ndërkaq, klubet italiane mbeten dukshëm prapa në këtë kategori: Juventus i ka 17 lojtarë të rritur në akademi që luajnë në ligat kryesore evropiane, kurse Inter i ka 16 të tillë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot