Deçiq nga Tuzi sot ka nisur përgatitjet për pjesën e dytë të kampionatit.
Skuadra shqiptare, fitues i Kupës së Malit të Zi, synon edhe titullin e kampionit.
Deçiq është në gjysmëfinale të Kupës së Malit të Zi.
“KF Deçiq sot, me 14 janar, ka nisur përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit.
Stërvitja e parë u zhvillua, ndërsa nga 2 shkurti ekipi udhëton për përgatitje në Antalia, Turqi”, - njofton KF Deçiq.