Prishtina drejt Antalisë për fazën përgatitore

- Bota Sot

Prishtina drejt Antalisë për fazën përgatitore

Ekipi i futbollit Prishtina do të udhëtojë sonte pas mesnate drejt Antalisë, ku do të vazhdojë fazën përgatitore për pjesën e dytë të sezonit.

"Gjatë qëndrimit në Turqi, që do të zgjasë deri më 31 janar, përveç stërvitjeve, skuadra do të zhvillojë gjithsej pesë ndeshje, përfshirë finalen e Superkupës ndaj Dritës, si dhe katër ndeshje të tjera miqësore me kundërshtarë të ndryshëm.

FC Prishtina ka nisur stërvitjet më 5 janar në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore të kampionatit, e cila pritet të jetë mjaft interesante.

Lidhur me ndeshjet miqësore dhe kundërshtarët, tifozët do të njoftohen me kohë përmes faqeve tona zyrtare", njofton FC Prishtina.



Lexoni të gjitha në Bota Sot