Guranjaku komenton shortin për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë

- Bota Sot

Guranjaku komenton shortin për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë

Presim dy afrime të tjera, e bukur ndaj Partizanit

Pas shortit të hedhur për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, drejtori sportiv i Elbasanit, Elton Guranjaku ka vlerësuar Partizanin, skuadrën me të cilën do të përballet në Kupë.Guranjaku u shpreh se Kupa është një nga objektivat që Elbasani ka këtë sezon, ndërkohë që u ndal edhe te merkatoja.

Ai shtoi se verdheblutë janë në bisedime dhe dy lojtarë nga jashtë vendit dhe ditët në vijim, mund të ketë edhe afrime në skuadër, për të plotësuar repartet.

SHORTI- “Të katërta ishin të pritshme dhe na ra me Partizanin, një skuadër e fortë dhe me emër në futbollin shqiptar. Do të jetë sfidë shumë e bukur dhe shpresoj që në fund të kalojmë ne”.

OBJEKTIVI– “Është për klubin tonë sepse është edhe rrugë më e shkurtër sepe ka vetëm 5 ndeshje dhe është e shkurtër për Europë. janë skuadrat më të mira në Shqipëri dhe Partizani është një nga ato.

Është objektiv i skuadrës sonë dhe do të synojmë deri në fund”.

MERKATOJA- “Do të shohim dhe jemi duke studiuar.

Jemi në bisedime me 2 lotjarë nga jashtë dhe do të shohim çfarë do të bëjmë deri në fund për këto ditë.

Kjo merkato ëhstë e vështirë dhe nuk ka alternativa sidomos në Shqipëri pasi lojtarët e mirë nuk i gjen kollaj. Aty ku kemi nevojë, besoj se do të bëjmë diçka”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot