Ismaili viziton Kadri Veselin në Hagë: Ekipi mbrojtës po bën përgatitjet e fundit për vendimin e madh

- Bota Sot

Ismaili viziton Kadri Veselin në Hagë: Ekipi mbrojtës po bën përgatitjet e fundit për vendimin e madh

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Uran Ismaili, ka vizituar ish-kreun e PDK-së në Hagë , Kadri Veseli.

Ai ka thënë se ekipi mbrojtës i tij, po bën përgatitjet e fundit për vendimin e madh për lirinë e çlirimtarëve tanë.

Njoftimi:

Në Hagë, vizitë Kadri Veselit. Me ekipin mbrojtës të tij, duke bërë përgatitjet e fundit për vendimin e madh për lirinë e çlirimtarëve tanë. As kjo padrejtësi e fundit ndaj historisë sonë nuk e zbeh dinjitetin e atyre që i shërbyen lirisë së Kosovës. Besimi në drejtësi mbetet i palëkundur, ashtu si qëndresa për të vërtetën.



Lexoni të gjitha në Bota Sot