Lojtari i Kombëtares shënon dy herë dhe asiston

- Bota Sot

Lojtari i Kombëtares shënon dy herë dhe asiston

Ernest Muçi vazhdon të shënojë gola me rregullsi mbresëlënëse në Turqi, teksa sot ka lënë shenjën e tij edhe në Kupë me fanellën e Trabzonspor.

Dy gola dhe një asist për përmbysjen 1:3 ndaj Istanbulspor.

Në ndeshjen e raundit të dytë, me grup të përbashkët, që luhej në fushën e Istanbulspor, ishte pikërisht sulmuesi shqiptar ai i cili tundi rrjetën me një diagonale të shkëlqyer në minutën e 41-të.

Një gol fantastik i cili bëri që në tribuna të shpërthenin brohoritjet “Muçi, Muçi” mes tifozëve të skuadrës së Trabzonspor për të cilët sulmues shqiptar është kthyer shumë shpejt një idhull, ndonëse ka pak muaj në radhët e kësaj skuadre.

Asisti më pas solli përmbysjen te Trabzonspori në minutën e 57-të. Muçi nuk u mjaftua me kaq, pasi realizoi edhe një supergol tre minuta më pas.



Lexoni të gjitha në Bota Sot