Atletico Madrid bën shitjen e bujshme

- Bota Sot

Atletico Madrid bën shitjen e bujshme

Tashmë është zyrtare, vjen një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos së janarit. Conor Gallagher largohet nga Atletico Madrid dhe rikthehet në Premier League.

Mesfushori 25-vjeçar do të transferohet te Tottenham për shifrën e 40 milionë eurosve.

Kujtojmë që Gallagher u transferua tek Atletico Madrid në verën e vitit 2024 për shifrën 50 milionë euro, por anglezi nuk arriti të bëhej dot një lojtar vendimtar te madrilenët.

Me paratë e fituar nga shitja e Gallagher, Atletico Madrid pritet të investojë në 1 ose 2 transferime për repartin e mesfushës brenda merkatos së janarit.

Mesfushori anglez pritet të jetë nën urdhërat e Thomas Frank që në ndeshjen e radhës te Tottenham.



Lexoni të gjitha në Bota Sot