Në prag të transferimit te Juventus!
Oscar Mingueza është në prag të një transferimi te Juventus, pas arritjes së një marrëveshjeje paraprake për një kontratë 4-vjeçare me Bianconerët.
Sipas raportimeve, klubi italian po planifikon të ofrojë një kompensim të vogël financiar për Celta Vigon prej 3:4 milionë eurosh, për ta sjellë mbrojtësin spanjoll në Torino qysh në janar.
Mingueza, i cili ka spikatur me performancat e tij në mbrojtje, pritet të forcojë linjën defensive të Juventusit dhe të ofrojë alternativë të vlefshme për trajnerin në fazën vendimtare të sezonit.