Conte kritikon VAR-in

- Bota Sot

Conte kritikon VAR-in

Trajneri i Napolit, Antonio Conte, reagoi pas suspendimit dy ndeshjesh, duke thënë se “diçka nuk po shkon me VAR-in dhe gjyqtarët” pas penalltisë së diskutueshme në barazimin 2:2 me Interin, por shfrytëzoi rastin për të vlerësuar punën e klubit me Rasmus Hojlund.

Partenopei rikthehen në fushë këtë mbrëmje për ndeshjen e shtyrë të javës së 16-të të Serie A, e cila ishte shtyrë për shkak të angazhimeve në Supercoppa Italiana.

Conte nuk do të jetë në stol, pasi u ndëshkua për reagimin e tij ndaj penalltisë.

“E folura pas ndeshjes nuk ka kuptim për mua, diçka nuk po shkon me VAR-in. Preferoj të fokusohem te loja,” tha Conte për DAZN Italia. Ai shtoi se ndeshja ndaj Interit ishte e mirë, por orari i ngjeshur i kampionatit kërkon të kthehen menjëherë te puna.

Conte lavdëroi punën që Napoli ka bërë me sulmuesin danez:

“Rasmus është përmisuar shumë që kur mbërriti.

Është 22 vjeç dhe ka potencial të madh, por lojtarët e rinj kanë nevojë për trajnim për të mësuar pozicionimin, kur të shkojnë tek topi dhe kur të sulmojnë hapësirën.

Detyra jonë është t’i bëjmë të gjithë lojtarët më të mirë sesa kur vijnë.”

Lojtari brazilian David Neres rikthehet në stol pas mungesës për shkak të një lëndimi, por Conte tha se pjesëmarrja e tij në ndeshje nuk është e sigurt: “Nëse është 100% gati, mund të luajë pak minuta; nëse jo, do të pushojë”. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot