Moriero “injoron” Elbasanin

- Bota Sot

Moriero “injoron” Elbasanin

Elbasani dhe Flamurtari kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të “Abissnet Superiore”.

Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me shifrat 1-1. Pas këtij dueli ka folur trajneri i vlonjatëve, Francesco Moriero. 

“Çunat kanë bërë një ndeshje të mirë.

Edhe në Kupë e bënë të njëjtën gjë. Zbresim në fushë gjithmonë për të fituar, por episodet vendosin ndeshjen.

Kemi pasur edhe ne shanset tona. Tani mendojmë direkt për ndeshjen e radhës.

Mendoj se edhe në pjesë të parë bëmë mirë. Çunat e interpretuan ndeshjen mirë edhe në fazën difensive.

E luajtëm ndeshjen ballë për ballë. Marrim këtë pikë dhe mendojmë direkt për të radhës.

Ata vendosin në njëfarë mënyre. U mundova t’i vendosja në presion.

Ata janë të aftë që të mbajnë topin. Në këtë mënyrë kishim vështirësi, pasi në pjesën e parë dilte Joao. Musta është një lojtar i lirë dhe ne u munduam që ti’bllokonim”, tha Moriero.



Lexoni të gjitha në Bota Sot