Për skuadrën e Egnatias, “Loro Boriçi” është kthyer në “makth” këtë sezon.
Në dy ndeshje të lujatur në stadiumin e mësipërm, rrogozhinasit kanë 2 humbje dhe asnjë gol të shënuar.
Pavarësisht disfatës së sotme, Egnatia vijon te jetë në krye pas 19 javësh me 37 pikë, 3 më shumë se Elbasani ndjekës. Trajneri i kampionëve Tetova foli për mediat pas sfidës:
“Mungesat janë një pjesë. Sot ishim me 5 mungesa të rëndësishme. Kemi bërë disa gabime, por janë normanle. Përsa i përket lojës, kam ndikimet e veta.
Rasti i Ruçit, u hodh si në pishinë. Rasti i golit, nuk shikohet as në ‘VAR’. Shënuam dhe më pas u anulua. Nuk e di përse ndodhin ndaj nesh këto gjëra.
Ashtu siç meriton Vllaznia, ashtu duhet të meritojmë edhe ne situatat tona. Ndryshimet erdhën për faktin se u ngjeshëm shumë në mesfushë.
Mungesat bënë punën e vetë. Edhe goli që morëm, ishte një gabim që filloi nga qendra. Skuadra reagoi, ama jo efikase. Dy rastete që ishin më afër barazimit, duhet dhënë elozhet portierit kundërshtarë”..