Ish-presidenti i Barcelonës ndalon Realin të marrë dokumentacionin e klubit

- Bota Sot

Ish-presidenti i Barcelonës ndalon Realin të marrë dokumentacionin e klubit

Tensionet mes Barcelonës dhe Real Madridit kanë marrë një kthesë të re në lidhje me skandalin e Negreira, me Los Blancos që kërkuan qasje në auditimet dhe faturat e Barcelonës për periudhën 2010–2018.

Sipas raportimeve nga MARCA, ish-presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka refuzuar zyrtarisht t’ua dorëzojë këto dokumente. Përmes ekipit të tij ligjor, Bartomeu i ka dorëzuar gjyqtarit një dokument ku argumenton se Real Madrid po përpiqet të shfrytëzojë procesin ligjor për të marrë informacione të brendshme dhe të privilegjuara mbi klubin katalanas.

Kërkesa e Real Madridit përfshinte auditime të tetë viteve të fundit dhe bilancet vjetore për gjithë periudhën 2001–2018, gjatë së cilës u kryen pagesa ndaj ish-nënkryetarit të Komitetit Teknik të Arbitrave.

Sipas mbrojtjes së Bartomeut, kërkesa nuk ka karakter ligjor, por është nxitur nga rivaliteti sportiv. Dokumenti i dorëzuar thekson se Madridin synon të marrë raporte të brendshme mbi aktivitetin financiar dhe komercial të Barcelonës për qëllime të tjera, jashtë procesit ligjor.

Megjithatë, raportohet se Bartomeu tashmë ka dorëzuar në dispozicion të hetimeve dokumentacionin relevant që ka pasur. 



Lexoni të gjitha në Bota Sot