Kombëtarja e Senegalit është kualifikuar në finale të Kupës së Kombeve të Afrikës në futboll.
Senegali ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Egjiptit.
Futbollisti Sadio Mane është kreator i fitores së Senegalit.
Në minutën e 78-të, Mane realizoi nga rreth 18 metra në këndin e poshtëm të djathtë, 1:0.
Futbollisti Mohamed Salah me kombëtaren e Egjiptit dolën kokulur nga fusha.
Senegali e pret në finalen fituesin e sfidës së sotme mes Marokut dhe Nigerisë.