Ndeshja e Kupës së Mbretit mes Albasete dhe Real Madrid shënon debutimin e Alvaro Arbeloas si trajner i skuadrës madrilene, ku mori vendin e lënë bosh nga Çabi Alonso.
Trajneri ka bërë lëvizje të mëdha duke menduar një rotacion në Kupë, pasi ka hedhur në fushë lojtarë të Kastijas, David Himenez e Çestero, apo edhe emra që kanë qenë zgjedhje të dyta nën drejtimin e Alonsos si Lunin apo Mastantuono.
FORMACIONET ZYRTARE
ALBASETE: Raul Lizoain; Aguado, Moreno, Neva, Bernabeu; Lazo, Paçeko, Melendez, Vijar; Kapi, Eskriçe.
Trajner: Alberto Gonzalez
REAL MADRID: Lunin; David Himenez, Asencio, Hausen, Fran Garsía; Valverde, Çestero, Arda Gyler; Mastantuono, Gonzalo Garcia, Vinicius.
Trajner: Alvaro Arbeloa