Bayern Munih bën gati 100 milionë euro për transferimin e yllit 19-vjeçar

- Bota Sot

Bayern Munih bën gati 100 milionë euro për transferimin e yllit 19-vjeçar

Bayern Munih duket se është favoriti kryesor për të transferuar yan Diomande verën e ardhshme.

Anësori nga Bregu i Fildishtë po shkëlqen te Leipzig, ku falë paraqitjeve të tij ka përfunduar në radarin e shumë klubeve të mëdha.

Mediet gjermane zbulojnë se Bayern Munich është gati të paguajë klauzolën e 19-vjeçarit afrikan në verën e ardhshme, që është plot 100 milionë euro. Vincent Kompany e pëlqen shumë Diomande dhe e sheh si profilin e duhur për të forcuar sulmin.

Kujtojmë se Diomande u transferua verën e kaluar nga Leganes te Leipzig për 20 milionë euro. Në 16 ndeshje këtë sezon me Leipzig, Diomande ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 4 asiste.

Kontrata aktuale me klubin gjerman i skadon në vitin 2030, gjë që e vendos në pozita komode Leipzig, që mund të vendosë ta shesë, vetëm nëse paguhet kaluzola e tij, që është 100 milionë euro.



Lexoni të gjitha në Bota Sot