Bashkimi regjistroi fitore si mysafir ndaj Vëllaznimit, duke triumfuar me rezultat 72-81 në Gjakovë.
Bashkimi tregoi menaxhim më të mirë të posedimeve dhe shfrytëzoi gabimet e kundërshtarit, duke realizuar 22 pikë nga topat e humbur, si dhe 42 pikë në zonë.
Vëllaznimi qëndroi afër në periudha të caktuara, por Bashkimi ruajti avantazhin dhe e konfirmoi fitoren në minutat e fundit.
![]()
Më të dalluarit:
Tek KB Bashkimi: Lake 19p/8reb, Shorter 17p/5ast, Armstead 13p, Cousins 12p/8reb/2blk ndërsa tek KB Vëllaznimi: Gordon 21p/15reb, Hellems 16p, Anei 14p. / Gazeta e Prizrenit