Policia lëshon aplikacionin mobil për të lajmëruar rastet (Video)

- Gazeta e Prizrenit

Policia lëshon aplikacionin mobil për të lajmëruar rastet (Video)

Siguria fillon me një veprim të vogël, por shumë të rëndësishëm.

Policia e Republikës së Kosovës, ka lansuar versionin e ri të aplikacionit mobil “Lajmëro policinë”, tashmë më modern, më funksional dhe shumë më i lehtë për përdorim.

Ky version i përditësuar u mundëson qytetarëve: raportimin e rasteve edhe përmes videos, ndjekjen e statusit të raportit në kohë reale, si edhe, për herë të parë, aplikacioni është i disponueshëm edhe për përdoruesit e iPhone në platformën iOS.

Policia bën të ditur se të gjitha raportimet e qytetarëve përmes aplikacionit mbesin plotësisht konfidenciale, duke garantuar privatësinë dhe sigurinë e të dhënave personale.

Aplikacioni “Lajmëro policinë” mund të shkarkohet dhe përdoret në të gjitha pajisjet që mbështesin platformat iOS dhe Android, duke e bërë raportimin më të shpejtë dhe më efikas se kurrë më parë.

Me vetëm disa klikime, qytetarët mund të kontribuojnë drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë në komunitetin e tyre.

Udhëzime për përdorim: Shkarkoni aplikacionin “Lajmëro policinë” në App Store ose Play Store duke kërkuar “Lajmero policinë”

Raportoni me besim

Bashkëpunoni me Policinë e Republikës së Kosovës

Siguria është përgjegjësi e përbashkët.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit