Daja detyrohet të ndryshojë

- Bota Sot

Daja detyrohet të ndryshojë

Dinamo do ta rinisë Superioren me një transfertë delikate, ku përballë do të ketë Teutën

.Skuadra kryeqytetase do të kërkojë fitoren e parë sezonale ndaj bregdetarëve, ndërkohë që për skuadrën e Dajës nuk do të jetë e lehtë, duke parë edhe mungesat e shumta në radhën e skuadrës kryeqytetase.

Sa i përket rreshtimit, Daja pritet të bëjë ndryshime të detyruara në formacion duke qenë se jashtë janë Aliji, Beqja dhe Maliqi me këtë të fundit që nuk bën më pjesë në llogaritë e skuadrës deri në fund të këtij sezoni.

Kështu, në portë pritet të jetë sërish Aldo Teqja që nuk po lëshon terren as në Kupë, ndërkohë që në mbrojtje do të ketë ndryshime të shumta.

Në të djathtë në vend të Maliqit, rikthehet si titullar Jorgo Meksi, teksa në qendër do të jetë Teikseira e balotazh ka mes Lorran dhe Ditës, me këtë të fundit më të avantazhuar megjithëse nuk është në gjendjen më të mirë të mundshme fizike. Në të majtë, Neziri ka hipotekuar fanellën e titullarit.

Në mesfushë pritet të rreshtohen Gudiabi, Qefalija dhe Dejvi Brgu, ndërsa në sulm me shumë gjasa do të jetë sërish titullar Bernard Berisha e Nani në krah, ndërsa Guindo në qendër.



Lexoni të gjitha në Bota Sot