Policia jep detaje për rastin e taksistit, që u gjet i vde*kur në Prizren

- Gazeta e Prizrenit

Policia jep detaje për rastin e taksistit, që u gjet i vde*kur në Prizren

Policia e Prizrenit dha detaje për rastin e taksistit të gjetur pa shnja jete, raporton Gazeta e Prizrenit.

Me datë 15.01.2026, natën rreth orës 01:20, , Policia është njoftuar për një rast se në automjetin e tij gjendet një person pa shenja jete.

Zëdhënësi rajonal i PK-së, Shaqir Bytyqi, konfirmoi se sipas informatave fillestare, në rrugën “Hajdar Shala”, në Prizren, një person mashkull , rreth 55 vjeçar (A.S.), banor i Prizrenit, me profesion taksist, është gjetur pa shenja jete brenda automjetit të tij.

“I ndjeri ishte duke qëndruar në pritje, me automjetin e parkuar në një vendparkim të rezervuar për TAXI”.

Sipas informacioneve të portalit Gazeta e Prizrenit, bëhet fjalë për Avgustin Spaqin.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore dhe ekipi i emergjencës, ku nga ekipi mjekësor i Urgjencës është konstatuar vdekja e personit.

Pas pranimit të informatës, ekipi kujdestar i Sektorit Rajonal të Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, dhe me urdhër të tij, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në IML për ekzaminim të mëtejmë.

Gjatë ekzaminimit sipërfaqësor të trupit, nuk janë vërejtur shenja të dhunës.

Rasti vazhdon të hetohet si “Hetim I Vdekjes” , në bashkërendim me Prokurorinë. / Gazeta e Prizrenit



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit