Masakra e Reçakut dhe narrativa serbe e mohimit të krimeve, krim i dyfishtë

- Bota Sot

Masakra e Reçakut dhe narrativa serbe e mohimit të krimeve, krim i dyfishtë

Hyrje

Tani kurrë Serbia po derdhë miliona euro në diplomaci, në propagandë, në filma e dokumentarë të përkthyer në shumë gjuhë botërore, për fabrikimin e t ‘pavërtetave qē kanë për qëllim shpërndarjen e de informatës së prodhuar nga ana e kreut shtetërorë serb, ku rrënjët i kanë në laboratorin e shkencës serbe, dhe së bashku me Kishën Ortodokse Serbe dhe udhëheqjen shtetërore, njollosën, stigmatizuan, baltosën dhe prodhuan shumë krime, kundër shqiptarëve gjatë historisë, mashtrime këto, për ti shitur në Perëndim dhe botën e qytetëruar.

Në referim të tezave, të akademikëve Çubrilloviq, Andriq, Cvejiq e të tjerë, ASSH, elaboratet kundër shqiptarëve autokton, u bënë platformë shtetërore serbe të krimeve dhe gjenocidit mbi shqiptarët.

Gjatë v.90-ta e prodhuan Martinoviqin, gjatë luftës e prodhuan rastin Panda në Pejë, para lufte e inskenuan thyerjen e varrezave ortodokse në Komunën e Vushtrrisë, e shumë inskenime tjera. Qëllimi ishte forcimi i dhunës ndaj shqiptarëve dhe arsyetimi para opinionit te jashtëm për represionin shtetëror ndaj shqiptareve.

Tani, në vend të përballje me të kaluarën kriminale ndaj popujve tjerë, të ish federatës jugosllave, Serbia po e vazhdon rrugën e nacionalshovenizmit të mohimit të krimeve dhe gjenocidit. Edhe sot, shkollat serbe që nga bankat e shkollimit fillorë i edukojnë fëmijët kundër shqiptarëve se "ata janë popull i egër, se ata janë vrasës. ..etj"

Mohimin e krimeve Serbia po e bënë, para opinionit ndërkombëtar, ndaj qindra masakrave, ndaj mijëra fëmijëve të vrarë, ndaj mijëra qytetarëve të zhdukur nëpër Serbi, ndaj mijëra nënave e motrave tona të dhunuara.

Vuqiç dhe zyrtarët e tij vazhdojnë ta mohojnë edhe Masakrën e Reçakut dhe krimet tjera në Kosovë. Aty ishin dëshmitarët e gjallë nga të 4 anët e botës, dëshmitarët e gjallë që i mbijetuan krimit. Aty ishte syri i Misionit Verifikues të OSBE-së dhe shefi i këtij misioni z . WILIAM VOKER. Për botën e qytetëruar, kjo gënjeshtër e Serbisë nuk kalon. Por, ky veprim serb ndaj të mbijetuarave, viktimave dhe opinionit publik është krim i dyfishtë.

Mashtrimi serb infekton dhe vret mendjet e miliona të rinjve në anë të ndryshme të botës, që bien pre, në kontakt me këto faqe shpifëse e mashtruese.

Qëllimi i politikës serbe te mohimit te krimit ne Reçak

Ambalazhimi i gënjeshtrave serbe ka dy shigjeta të drejtuara, njërën kundër NATO-së dhe tjetrën kundër Pavarësisë së Kosovës, sepse publikimi dhe zbulimi i këtij krimi para botës kollapsoi politikën shtetërore të krimeve serbe në Kosovë dhe se mashtrimet e saj ndaj botës së qytetëruar tashme po merrnin fund. Ndërsa në anën tjetër determinohej fuqishëm intervenimi i NATO-s mbi Serbinë. Serbia nuk i ndali veprimet gjenocidale edhe pas Reçakut, andaj si rezultat i përpjekjeve të mëdha, sakrificave, luftës për liri dhe NATO-s, erdhi Pavarësia e Kosovës.

Përderisa, Serbia e vazhdonte lojën me kufomat e Masakrës së Reçakut, më 6 shkurt u thirr Konferenca Ndërkombëtare e Rambujës për Marrëveshje Ndërkombëtare në mes Kosovës dhe Serbisë dhe ndërprerjen e luftës. 5 ditë pas nisjes së punimeve të Konferencës së Ra bujës, Serbia u detyrua të lejoi varrimin e të masakruarave në Reçak. Wiliam Voker më 11 shkurt në ceremoninë mortore nē Reçak deklaroi: "Rambuje dhe Reçaku janë një" dhe : " Dreqi i zi ma nuk do të kthehet në Reçak" .

Andaj nga depresioni politik i nacionalshovenizmit serb, kreu shtetërore krijon narrativë për mohimin e krimeve në Kosovë.

Millosheviçi nuk besonte se faktori ndërkombëtar mund të intervenonte për ti mbrojtur shqiptarët e Kosovës ngase shqiptarët gjatë historisë ishin lënë në mëshirën e bajonetave serbe. Millosheviçi nuk besonte as në unitetin e shqiptarëve qe mund të merreshin vesh ne mes tyre për ta nënshkruar dokumentin e Rambujes, ngase investimet serbe ishin te mëdha ne përçarjen e faktorit shqiptar.

Historik i shkurtër i ngjarjeve deri të 15 janari 99.

Deri te 15 janari 1999, është një histori e gjatë e shtypjes por, në këtë kumtesë të shkurtër, po ndalemi vetëm në dekadën e fundit të shekullit xx, ku punimi i zgjeruar, në referenca saktësie jepet për botim sipas kritereve te kësaj tryeze shkencore.

Në frymën e erërave demokratike nacionalshovenizmi serb, në vitet 90 ta pushtoi të gjithë jetën politike e shtetërore jugosllave ku, përmes Memorandumit të SANU-së, u prodhua edhe Millosheviçi, i cili ne mbështetej te inteligjencës serbe, ushtrisë dhe policisë e nisi makinerinë e nënshtrimit, ndaj Kosovës, që nga vitet 80 ta te shekullit XX, dhe pas ndryshimit te sistemit shtetëror, kaloi ne frontin e hapur, ne vitet 90 ta, kundër Sllovenisë, Kroacisë dhe Bosnje e Hercegovina.

Aspiratat e Kosovës të shprehura përmes Deklaratës së Pavarësisë (2 korrikut) dhe Kushtetutës së 7 shtatorit të Kaçanikut, në vitet 90- ta, u shtypen me tankse. U rrënua autonomia, u përzunë nxënësit dhe studentët nga sistemi arsimor. Me vendime shtetërore të masave administrative shqiptarët u larguan nga administrata, institucionet e sigurisë, ato ekonomike dhe kulturore.

Ndërkaq idealistet, patriotet shqiptar e largpamës, akademik, te brumosur me dije e dashuri për vendin dhe kombin, e nisen jetën e re themeltare - vetanake të orientimit perëndimor dhe transatlantik - amerikan.

Përderisa me rezistencën pasive te lëvizjeve demokratike kundër Serbisë, ishte e pamundur te largohej okupimi qe kishte pllakosur Kosovën. Hekuri serb mbi kokat e popullit nuk hiqej dot, sforcoheshin dhunimet e çdoditshme ndaj studentëve, ndaj nxënësve e personelit arsimor, shtohej "pendreku" i policisë serbe ndaj qytetarëve te pafajshëm, te cilët ne rreshta të gjatë e prisnin radhën para stacioneve, për tu torturuar dhe për tu nënshtruar në laboratorin e dhunës serbe.

Këto metoda dhune ishin kryer edhe ndaj banoreve te fshatit Reçak, para se të kryhej krimi mbi këtë fshat. Për dhunën sistematike shkruhej me saktësi ne raportet e aktivistëve te KMDLNJ ne Kosove.

Shikuar rrethanat e asaj kohe, shume djem e vajza, burra e gra, kishin vendosur, te vdisnin për liritë dhe te drejtat e tyre individuale, për lirinë qe i mungonte Kosovës.

Nën organizimin vullnetarë të gueriles së lirisë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me flijimin e madh të Adem Jasharit dhe familjes së tij.

Në pamundësi për ta mposhtur këtë guerilë - UÇK- në e cila mbështetej te populli, Serbia hakmerrej me krime e gjenocid mbi fëmijë, gra e pleq të pambrojtur dhe duar thatë. Digjte fshatra, plaçkiste ekonomitë familjare, bagëtitë dhe ushqimet. Serbia kështu veproi ndaj13 fshatrave te Komunës së SHTIMES, qytezës së Shtimes dhe në fshatin Reçak kulmoi me gjenocidin e 15 janarit 1999.

Ato pasuri që nuk mund të plaçkiteshin digjeshin shpesh bashke me to digjeshin edhe qytetaret për s’ngjalli. Dhunoheshin femrat, mbyteshin në puse qytetarët e pafajshëm, vriteshin foshnjat në djep.

Komuniteti ndërkombëtar së bashku me vlerat universale liberal- demokratike amerikane dhe evropiane përmes Grupit te Kontaktit dërguan mekanizmin e OSBE-se për monitorimin e gjendjes në Kosovë. Tetori i 98- të, në Jugosllavinë e mbetur Serbi- Mal i Zi, solli mekanizmin vëzhgues prej 2000 persona, në krye me ambasadorin Wiliam Voker.

Gjatë kësaj kohe, ishte arritur marrëveshja e Millosheviçit dhe Hollbruku-ut ku nga tereni duhej te tërhiqeshin dhe shkonin ne kazerma trupat ushtarake dhe policore. Edhe pse nga Pishat e Shtimes ne fundin e dhjetorit te 98- te ishte tërhequr ushtria serbe sipas marrëveshjes, ajo ishte rikthyer dy javë para krimit në Reçak, duke u shkelur marrëveshja nga pala serbe. Këtë e dinte Misioni vëzhgues i OSBE-se. Ndërkaq UÇK, njëanshëm i përmbahej zbatimit te marrëveshjes.

Kështu, plani serb i krimit mbi Reçak, ishte një test për ta sprovuar vendosmërinë e Misionit të OSBE-së, në njërën anë dhe në anën tjetër testohej aftësia serbe e mashtrimeve dhe manipulimeve ndaj faktorit ndërkombëtar.

Këto manipulime serbe me faktorin ndërkombëtar kishin qenë storie suksesi në luftën e Bosnjë Hercegovinës dhe si suksese mashtruese provoheshin edhe ndaj Misionit Verifikues - OSBE-se, në Kosovë.

Si rrodhi planifikimi serb i krimit mbi Reçak.

Në vije ajrore, Reçaku nuk ishte me larg se 500 metra nga vendi ku ishte pozicionuar ushtria serbe qe kishte shkelur marrëveshjen.

Krimi ishte i planifikua, para se te ushtrohej krimi në Reçak, Serbia hodhi lloj lloj justifikime e arsyetime serbe te mekanizmi i OSBE-se dhe mediat, pe ta krijuar pretekstin e ndërhyrjes brutale ushtarake në Reçak, se gjoja diku në zonën e Ferizajt apo të Therandës- Suharekës, UÇK- paska vrarë dy policë serbë.

Krimi gjenocidal ishte përpunuar e planifikuar, edhe në kabinetin e Millosheviçit. Shtabi në krye me Nikolla Shahinoviqin, që përcillte zbatimin e këtij plani tashme ishte në Prishtinë.

Ishte përpunuar çdo detal. Në mesnatë, serbët lokal të rekrutuar të Shtimes dhe të komunave Lipjan, Ferizaj dhe Viti, kishin nisur aksionin e rrethimit të fshatit Reçak, qē nga mesnata e datës 14- 15 janarit. Ushtria kishte vu në gatishmëri njësitë tankiste te Pishat e Shtimes.

Ndërkaq te Kodra e Gështenjave, përballë Reçakut , ana jugore, ishte fortifikuar dhe përforcuar nga policia, ku bashkërisht me ushtrinë dhe pjesën e mobilizimit te njësive rezerve, ishin nën një komande, ku sipas përgjimeve të faktorit ndërkombëtar, urdhrat vinin nga Beogradi.

Krimi dhe gjenocidi ne Reçk, nuk ishte as rastësi e as incident dhe as konflikt i lokalizuar, por ishte nje krim i planifikuar për asgjësimin e banoreve te fshatit Reçak, pa zgjedhur mjete e metoda, krejt kjo e justifikuar nën alibinë e ndjekjes së UÇK-se.

Cili ishte diskursi serb i gjenocidit ne REÇAK?

- Mashtrimi i mekanizmit te OSBE- se, me justifikime paraprake gjoja të shkatërrimit të disa terroristëve të UÇK- se.

- Frikësimi i popullit.

- Krijimi i përçarjes dhe ndërprerja e mbështetjes popullore për UÇK - në,

- Dëbimin popullsisë dhe pastrimi etnik, vetëm të kësaj zone por tërë Kosovës.

- Dobësimi i moralit luftarak të UÇK- se,

- Shkatërrimin e ZON- se,

- Shkatërrimin e bërthamës informative- politike dhe personelit të komandës te ZON dhe DMPAC, ngase Konferenca e Dhjetorit 98, e mbajtur në Livadhin e Gatë, me rreth 50 shtëpi informative kishte nxjerrur ne ekranet botërore televizive fotografi " No coment" mbi Masakrën e 11 anëtarëve të familjes Asllani, gra fëmijë, ne mesin në të cilëve edhe Albiona tetë (8) muajsh dhe dy pleq te fshatit Gërrqes. Lyn Holland nga OSBE, pas kësaj konference dhe informacionet në rrjetet ndërkombëtare të informimit, në njē takim deklaroi: se "opinioni botërorë është i indinjuar tej masë në Millosheviçin dhe po e kërkonte ndëshkimin e Serbisë ". Konferenca dhe zbulimi i krimeve kishin bërë jehonë ndërkombëtare, ku Millosheviçi ishte zemëruar tej masë me zgjuarsinë e veprimeve luftarake dhe politiko- informative te kësaj ZON-e , ku vetëm pak ditë më parë ishte bërë këmbimi i ushtareve serb me ushtarët e UÇK-së të zënë rob në ZOSH, kjo kishte prekur thelle sedrën e Millosheviçit, sepse UÇK kishte arritur simpatinë e saj ne nivel ndërkombëtar!

- Edhe personeli i përkthyeseve provokohej dhe dhunohej nga patrullat serbe, qe merrnin pjese ne takimet tona midis përfaqësueseve te DMPAC dhe UÇK-se te ZON- se dhe te OSBE- së.

- Keshtu ishte nxjerrur dhunshëm, nga automjeti i OSBE-se, Salih Maqedonci, i cili ishte përgjegjës për siguri ne mekanizmin e OSBE- se dhe përkthyes special i zonjës Holland, ne takimet midis nesh. I njëjti ishte rrahur brutalisht deri ne alivanosje, ky 5 jave kishte zgjatur shërimi i tij. Etj.

Llogarite e gabuara!

- Të gjitha veprimet ushtarake serbe gjate tere ditës se luftimeve vëzhgoheshin ne secilin detal nga mekanizmi i OSBE-se me personel te shtuar dhe specialiste te drejtave te njeriut dhe te sigurisë, që nga orët e hershme te mëngjesit !

- Media botërore nga shume shtëpi informative po i përcillnin operacionet serbe ndaj Reçakut,

- Dëshmitarët e gjallë dëshmonin të vërtetën mbi krimin.

- Disporpocioni i forcës ishte tejet i madh, dhe nuk arsyetohej me qëllimin e operacioneve serbe ndaj UCK-se.

- Mjetet e komunikimit dhe përgjimet e dëshmonin planifikimin, urdhërdhënësen dhe zbatimin e planit serb në teren.

Si rrodhi tentimi serb i fshehjes së krimit ?

- Moslejimi i kryeprokurores se TPI Luis Arbur, në hetimin e krimit, dhe kthimin prapa nga Bllaca, në kufijtë me Maqedoninë e Veriut,

- Mos lejimi i varrimit me 17 janar të kufomave.

- Obduksioni me qëllim të imponimit të narratives serbe të ekzekutimeve,

- Zvarritja tri javore e varrimit dhe tentativa serbe për varrosje efektive,

- Ndërhyrja serbe përmes Danica Marinkoviçit- Kryeprokurore serbe, më datën 17 janar, për fshehjen e krimeve.,

- Manipulimi me kufomat dhe tentimi per varrosje në grupe te vogla, jashtë syrit publik,

- Shpallja non grata e Ambasadorit Wiliam Voker nga Serbia,

- Mospranimi i një ekipi patologësh, për ekzekutim në përbërje edhe të shqiptarëve, etj.

Serbia zyrtare, përmes shërbimit te saj sekret, me instruksione shtetërore serbe dhe vet Vuqiqit, tani (2025), përmes te arrestuarave B. SH dhe N.M, hodhi ne teren për zbatim planin sekret serb, për ta stigmatizuar spitalin ushtarak te ZON te UÇK, gjoja se ishte ne funksion te nxjerrjes se "organeve" dhe nga këta shpiju kërkohej te punonin sa me shume, qe te ekzekutuarit ne Reçak të paraqiten e te nxirren si "terrorist" të UÇK-se.

Çmenduria serbe e mohimit te krimeve është vazhdimësia e mentalitetit dhe edukatës shtetërore serbe, ku sipas Dobrica Qosiqit, shqiptaret duhet satirizuar, duhet vepruar në Kosovë përmes mbjelljes së përçarjes ne mes shqiptarëve dhe acarimit te tyre ndaj perëndimit, gjithmonë duke e ambalazhuar gënjeshtrën serbe te duket si e vërtetë.

Vazhdimi i këtij diskursi serb, nënkupton te ardhmen e krimeve te reja ne Gadishullin Ilirik.

Andaj, sjellja e Serbisë dhe narrativja e saj ne raport me te kaluarën e saj tregon se gjendja e sigurisë ne Gadishullin Ilirik është e atakuar dhe e pasigurt.

Përmes disa parashtrimeve dua ta përfundoi ketë kumtesë me pyetjet: Pse ky shfrenim serb nacional - shovinist? Pse ky mohim i krimeve nga ana e Serbisë ?

Dhe, përgjigjja del vetvetiu....përderisa Gjermania pagoi miliarda marka dëmshpërblime për krimet e luftës dhe u fut nen kontrollin e rreptë të NATO- së dhe paktit të Varshaves Serbia po luan "shah" me fuqitë e botës demokratike.

Mbase kjo mund te ishte njëra nga përgjigjet e pyetjeve të shtruara!

Ne nuk harrojmë. Gjenocidi është plagë e pambyllur!

Autori i kumtesës ishte zëdhënës për Informim, në Zonën Operative të Nerodimës dhe reporter i luftës për Radio Televizionin e Kosovës, në emisionin në Tiranë dhe për masmedia të vendit dhe të huaj si dhe drejtor i Drejtorisë për Marrëdhënie Publike dhe Administratës Civile të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Zonën Operative të Nerodimës.



Lexoni të gjitha në Bota Sot