Tension në Vorë

- Bota Sot

Tension në Vorë

Partizani u shtang nga Vora me një gol të Dario Dakës në minutën e 90-të.

Të kuqtë humbën 1:0 në transfertë, ndërsa tensioni nuk mungoi në minutat e fundit dhe pas vërshëllimës përfundimtare.

Trajneri Oltijon Kërnaja u fokusua nga regjia e ndeshjes, ndërsa një stjuard po e mbante larg gjyqtarit Albert Doda.

Për ekipin e “demave” është humbja e tretë radhazi dhe tashmë mund të thuhet se janë sërish në garë për mbijetesë.

Partizani nuk u largua pa peng nga Vora.

Kjo pasi në fundin e pjesës së parë ishte Rrok Toma, që humbi penalltinë e fituar nga Isgandarli.

Tashmë zona e “Final Four” është 9 pikë larg, ndërsa Bylisi që mbyll zonën e ftohtë numëron 5 pikë më pak.



Lexoni të gjitha në Bota Sot