Trajneri i ri i Mançester Junajtid, Majkëll Kerrik, dha përshtypjet e para pas emërimit të tij zyrtar deri në fund të këtij sezoni.
“Përgjegjësia e drejtimit të Mançester Junaitid është një nder i madh. E di se çfarë duhet për të pasur sukses në këtë klub.
“Fokusi im tani është të ndihmoj lojtarët të arrijnë standardet e pritura në këtë klub të jashtëzakonshëm dhe e dimë që kjo skuadër është më shumë se e aftë të japë rezultate.
Kam punuar me shumë lojtarë dhe, sigurisht, kam vazhduar ta ndjek nga afër skuadrën vitet e fundit. Kam besim të plotë në talentin, përkushtimin dhe aftësinë e tyre për të pasur sukses këtu”, deklaroi fillimisht ishmesfushori anglez, me një përvojë të konsiderueshme edhe tek “Djajtë e Kuq”.
Sa i takon objektivave që do të ketë skuadra në ndeshjet e mbetura të kampionatit, ai nuk e ka ndjerë të premtojë më shumë se kaq: “Kemi ende shumë për të luftuar këtë sezon. Jemi gati t’i bashkojmë të gjithë dhe t’u japim tifozëve llojin e futbollit që meritojnë për mbështetjen e tyre besnike”, tha Kerrik. Ruben Amorim u shkarkua më parë nga pozicioni i tij si trajner kryesor i Junaitid e pas dy ndeshjeve me Darren Fletçer, u thirr Majkëll Kerrik.
Kontratata e të cilit është e vlefshme deri në fund të sezonit aktual. Ish-mesfushori i Junaitid ka folur gjithashtu edhe për të ardhmen e talentit të ri të Mançester Junaitid, Kobi Maino, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit të lojtarëve të rinj brenda klubit.
”Po… talenti që ka treguar deri tani, ju duhet të keni lojtarë si ai. Ka padyshim vend për të te ekipi i parë, patjetër!”.
Këto fjalë vijnë në një moment kur Mançesteru po investon gjithnjë e më shumë te akademia dhe lojtarët e rinj, duke synuar të ndërtojë një skuadër të fortë për të ardhmen. Maino konsiderohet një nga talentet më premtuese dhe duket se ka tërhequr vëmendjen e trajnerit aktual Kerrik, i cili mësohet se ka bllokuar transferimin e tij, që dukej se do të ndodhte sa ishte portugezi Amorim në stol.