Futbollisti shqiptar që tronditi Serbinë, përfundon në Kinë

- Bota Sot

Futbollisti shqiptar që tronditi Serbinë, përfundon në Kinë

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj, ka bërë një hap tjetër në karrierën e tij, duke u transferuar në kampionatin kinez te klubi FC Zhejiang.

Sulmuesi shqiptar ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare, e cila do ta mbajë atë pjesë të ekipit kinez deri në vitin 2028.

Manaj do të përfitojë një pagë vjetore prej afro 4 milionë eurosh, duke u renditur kështu ndër futbollistët më të paguar shqiptarë në histori.

Ky transferim shënon një kapitull të ri për Manajn, i cili pas paraqitjeve solide në kampionatet evropiane dhe me fanellën kuqezi, vendos të provojë një eksperiencë të re në Azi.

FC Zhejiang synon të forcojë repartin ofensiv me afrimin e sulmuesit shqiptar, ndërsa nga Manaj pritet të jetë një nga figurat kryesore të skuadrës në sezonet e ardhshme.

Duhet theksuar se Manaj ka qenë kreator i fitores së Shqipërisë në Leskovc (më 11 tetor, 2025), me rezultat 1:0 ndaj Serbisë, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.

Manaj e kishte tronditur Serbinë.



Lexoni të gjitha në Bota Sot