Teuta dhe Dinamo nuk dinë të shënojnë gol

- Bota Sot

Teuta dhe Dinamo nuk dinë të shënojnë gol

Teuta dhe Dinamo kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të Superiores.

Sfida që u zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi me shifrat 0-0.

Edhe pse raste kishte nga të dyja krahet, asnjëri s’e gjeti dot rrugën e rrjetës.

Kështu, në stadiumin e Durrësit “djemtë” e Dobit dhe ato të Ilir Dajës u ndanë në paqe.

Dinamo shkon në kuotën e 33 pikëve dhe ngjitet në vendin e 3-të. Në krahun tjetër me 26 pikë të grumbulluara, Teuta mbetet e 5-ta në renditje.



Lexoni të gjitha në Bota Sot