Olivia Attwood rrëmben vëmendjen në Londër – çifti i famshëm duket i paprekshëm

- Bota Sot

Olivia Attwood rrëmben vëmendjen në Londër – çifti i famshëm duket i paprekshëm

Olivia Attwood u shoqërua nga burri i saj, Bradley Dack, teksa morën pjesë në premierën e sezonit të katërt të serialit të saj Getting Filthy Rich të mërkurën.

Prezantuesja televizive, 34 vjeç, e cila së fundmi pranoi se “mund të ishte një grua më e mirë” për futbollistin profesionist, 32 vjeç, u shoqërua nga disa miq të saj të famshëm në The Cinema në Selfridges, Londër, shkruan "Daily Mail", transmeton "Bota sot".

Për të festuar sezonin e ri, Olivia vesh një xhaketë të ngushtë PVC, të kombinuar me një palë xhinse të gjera. Look-un e saj e kompletoi me taka klasike stileto dhe flokët i kishte mbledhur në një updo të çrregullt.

Çifti u shoqërua nga personalitete si Lauren Goodger dhe Olivia Bentley nga Made In Chelsea.

Dokumentari, i cili ndjek Olivian teksa eksploron industrinë e seksit për të rritur, debutoi në 2022 dhe ka trajtuar tema të ndryshme, përfshirë OnlyFans, cam girls dhe striping. Tani nuk ka shumë kohë deri sa sezoni i katërt të arrijë në ekranet tona.



Lexoni të gjitha në Bota Sot