Napoli ka harruar të fitojë

- Bota Sot

Napoli ka harruar të fitojë

Pavarësisht se është i pezulluar për dy ndeshje për shkak të reagimit të ashpër pas penalltisë së akorduar për Interin në sfidën e fundit në “San Siro”, trajneri i Napolit, Antonio Conte, ka folur në prag të ndeshjes ndaj Parmës, duke u përpjekur të lërë pas polemikat.

Tekniku i skuadrës napolitane ka zgjedhur të mos ndalet më te episodi kundër Interit, duke theksuar se ekipi duhet të fokusohet vetëm te e tashmja dhe ndeshjet që vijnë.

Conte ka pranuar se paraqitja ndaj zikaltërve ishte pozitive nga ana e lojës, por ka nënvizuar se ngjeshja e kalendarit nuk le shumë hapësirë për reflektime të gjata.

“Nuk dua të kthehem mbrapa. Ka situata që duket se nuk funksionojnë, por tani duhet të shikojmë vetëm përpara”, u shpreh Conte gjatë konferencës për shtyp.

Trajneri foli edhe për gjendjen e disa lojtarëve. David Neres, sipas tij, nuk është ende gati të përballojë 90 minuta të plota për shkak të rikuperimit nga dëmtimi.

Ndërkohë, për Rasmus Højlund, Conte kishte fjalë pozitive, duke vlerësuar përmirësimin e vazhdueshëm dhe potencialin e madh të sulmuesit të ri.

Napoli, mes rezultateve jo të mira dhe tensioneve të krijuara javët e fundit, kërkon të rikthehet te fitorja dhe të vazhdojë rrugëtimin e tij në kampionat.



Lexoni të gjitha në Bota Sot