Lirim Kastrati befason me të ardhmen

- Bota Sot

Lirim Kastrati befason me të ardhmen

Mbrojtësi shqiptar i Kosovës, Lirim Kastrati pas një viti e gjysmë pa klub, i është bashkuar zyrtarisht skuadrës hungareze DVTK.

Pas largimit nga skuadra polake, Vidzev Lodz, Kastrati ka qenë i lirë ndërsa ka vendosur të rikthehet në elitën e futbollit hungarez.

DVTK përmes një komunikate zyrtare e njoftoi afrimin e mbrojtësit të Kosovës, me këtë të fundit që deklaroi se është i lumtur dhe mezi pret të jep më të mirën në fanellën e kuqe.

Kastrati numëron 15 paraqitje me fanellën e Kosovës, teksa në të kaluarën ka qenë pjesë e moshave të Romës dhe Bolonjës si dhe e hungarezëve të Ujpest.

Jam i lumtur që jam këtu. Arrita me pritje të mëdha sepse e di që Diogyor është një ndër klubet me më traditë në futbollin hungarez.

Kam luajtur shpesh kundër DVTK dhe secila ndeshje ishte e vështirë, më kujtohet edhe atmosfera e shkëlqyer që ishte krijuar nga tifozët.

Pasi u largova nga Hungaria luajta në Poloni për një vit e gjysmë, ku mësova një kulturë të re.

Në dhjetor nisa stërvitjet në Ujpest dhe u përgatita me skuadrën, luajta edhe në fazën parapërgatitore, prandaj arrita në kampin e dimrit me kushte plot 100 për qind, thuajse perfekte. Mezi pres të vesh fanellën e kuqe më të bardhë”, deklaroi 26-vjeçari.



Lexoni të gjitha në Bota Sot